Albanian Bible

Mateu 21

Mateu

Return to Index

Chapter 22

1

  Dhe Jezusi, nisi pėrsėri t`u flasė atyre me shėmbėlltyra, duke thėnė: 


2

  ``Mbretėria e qiejve i ngjan njė mbreti, i cili pėrgatiti dasmėn e tė birit. 


3

  Dhe dėrgoi shėrbėtorėt e vet pėr tė thirrur tė ftuarit nė dasmė, por ata nuk deshėn tė vijnė. 


4

  Dėrgoi pėrsėri shėrbėtorė tė tjerė duke thėnė: "U thoni tė ftuarve: Ja unė e kam shtruar drekėn time, viēat e mi dhe bagėtia ime e majmur janė therur dhe gjithēka ėshtė gati; ejani nė dasmė". 


5

  Por ata, pa e pėrfillur, shkuan: dikush nė arėn e vet e dikush nė punėt e veta. 


6

  Dhe tė tjerėt, mbasi kapėn shėrbėtorėt e tij, i shanė dhe i vranė. 


7

  Mbreti atėhėrė, kur dėgjoi kėtė, u zemėrua dhe dėrgoi ushtritė e veta pėr tė shfarosur ata gjaksorė dhe dogji qytetin e tyre. 


8

  Atėherė u tha shėrbėtorėve tė vet: "Dasma ėshtė gati, por tė ftuarit nuk ishin tė denjė. 


9

  Shkoni, pra, nė udhėkryqe dhe ftoni nė dasmė kėdo qė tė gjeni." 


10

  Dhe ata shėrbėtorėt dolėn nėpėr rrugė, mblodhėn tė gjithė ata qė gjetėn, tė kėqij dhe tė mirė, dhe vendi i dasmės u mbush me tė ftuar. 


11

  Atėherė mbreti hyri pėr tė parė tė ftuarit dhe gjeti aty njė njeri qė nuk kishte veshur rrobė dasme; 


12

  dhe i tha: "Mik, si hyre kėtu pa pasur rrobė dasme?". Dhe ai mbylli gojėn. 


13

  Atėherė mbreti u tha shėrbėtorėve: "Lidheni duar dhe kėmbė, kapeni dhe hidheni nė errėsirat e jashtme. Atje do tė jetė e qara dhe kėrcėllim dhėmbėsh". 


14

  Sepse shumė janė tė thirrur, por pak janė tė zgjedhur``. 


15

  Atėherė farisenjtė u veēuan dhe bėnin kėshill se si ta zinin gabim nė fjalė. 


16

  Dhe i dėrguan dishepujt e tyre bashkė me herodianėt, pėr t`i thėnė: ``Mėsues, ne e dimė se ti je i vėrtetė dhe qė mėson udhėn e Perėndisė nė tė vėrtetė, pa marrė parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme tė njerėzve. 


17

  Na thuaj, pra: Si e mendon? A ėshtė e ligjshme t`i paguhet taksa Cezarit apo jo?``. 


18

  Por Jezusi, duke e njohur ligėsinė e tyre, tha: ``Pse mė tundoni, o hipokritė? 


19

  Mė tregoni monedhėn e taksės``. Atėherė ata i treguan njė denar. 


20

  Dhe ai u tha atyre: ``E kujt ėshtė kjo fytyrė dhe ky mbishkrim?``. 


21

  Ata i thanė: ``E Cezarit``. Atėherė ai u tha atyre: ``Jepni, pra, Cezarit atė qė i pėrket Cezarit dhe Perėndisė atė qė i pėrket Perėndisė``. 


22

  Dhe ata, kur e dėgjuan kėtė, u mrekulluan, e lanė, dhe ikėn. 


23

  Po atė ditė erdhėn tek ai saducenjtė, tė cilėt thonė se nuk ka ringjallje, dhe e pyetėn 


24

  duke thėnė: ``Mėsues, Moisiu ka thėnė: "Nė se dikush vdes pa lėnė fėmijė, i vėllai le tė martohet me gruan e tij, pėr t`i lindur trashėgimtarė vėllait tė tij. 


25

  Tani ndėr ne ishin shtatė vėllezėr; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasė trashėgimtarė, ia la gruan vėllait tė vet. 


26

  Kėshtu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati. 


27

  Nė fund vdiq edhe gruaja. 


28

  Nė ringjallje, pra, e kujt nga kėta tė shtatė do tė jetė grua? Sepse tė gjithė e patėn gruaja``. 


29

  Por Jezusi, duke u pėrgjigjur u tha atyre: ``Ju bėni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perėndisė. 


30

  Nė ringjallje, pra, as martohen as martojnė, por ata do tė jenė nė qiell si engjėjt e Perėndisė. 


31

  Pastaj sa pėr ringjalljen e tė vdekurve, a nuk e keni lexuar ē`ju ishte thėnė nga Perėndia kur thotė: 


32

  "Unė jam Perėndia i Abrahamit, Perėndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perėndia nuk ėshtė Perėndia i tė vdekurve, por i tė gjallėve``. 


33

  Dhe turmat, kur i dėgjuan kėto gjėra, habiteshin nga doktrina e tij. 


34

  Atėherė farisenjtė, kur dėgjuan se ai ua kishte zėnė gojėn saducenjve, u mblodhėn tok. 


35

  Dhe njė nga ata, mėsues i ligjit, e pyeti pėr tė vėnė nė provė, duke thėnė: 


36

  ``Mėsues, cili ėshtė urdhėrimi i madh i ligjit?``. 


37

  Dhe Jezusi i tha: ``"Duaje Zotin, Perėndinė tėnde me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd dhe me gjithė mendjen tėnde". 


38

  Ky ėshtė urdhėrimi i parė dhe i madhi. 


39

  Dhe i dyti, i ngjashėm me kėtė, ėshtė: "Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten". 


40

  Nga kėto dy urdhėrime varet i tėrė ligji dhe profetėt``. 


41

  Tani, kur u mblodhėn farisenjtė, Jezusi i pyeti: 


42

  ``Ē`u duket juve pėr Krishtin? Biri i kujt ėshtė?``. Ata i thanė: ``I Davidit``. 


43

  Ai u tha atyre: ``Si pra Davidi, nė Frymė, e quan Zot, duke thėnė: 


44

  "Zoti i ka thėnė Zotit tim: Ulu nė tė djathtėn time, deri sa unė t`i vė armiqtė e tu si stol tė kėmbėve tė tua"? 


45

  Nė qoftė se Davidi e quan Zot, si mund tė jetė biri i tij?``. 


46

  Por asnjė nuk ishte nė gjendje t`i pėrgjigjej; dhe, qė nga ajo ditė, askush nuk guxoi ta pyesė mė. 


Mateu 23

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: