Albanian Bible

Zakaria 9

Zakaria

Return to Index

Chapter 10

1

  I kėrkoni Zotit shiun nė kohėn e shiut tė fundit! Zoti do tė lėshojė rrufe qė do tė pasohen nga bubullima dhe shi, do t`u japė atyre shira tė bollshme, dhe secilit bar nė arėn e vet. 


2

  Sepse idhujt familjarė rrėfejnė gjėra tė kota, shortarėt ndjekin veprime tė rreme dhe tregojnė ėndrra tė rreme, japin ngushėllime tė kota; pėr kėtė arsye ata po enden si dhentė, janė tė pikėlluar, sepse janė pa bari. 


3

  "Zemėrimi im merr zjarr kundėr barinjve dhe unė do tė ndėshkoj cjeptė, sepse Zoti i ushtrive do tė vizitojė kopenė e tij, shtėpinė e Judės dhe do ta bėjė atė si kalin e tij madhėshtor nė luftė. 


4

  Prej tij do tė dalė guri i qoshes, prej tij do tė dalė kunji, prej tij harku i betejės, prej tij do tė dalė ēdo sundues, tė gjithė sė bashku. 


5

  Dhe do tė jenė si trimat qė do tė shkelin armiqtė e tyre nė baltėn e rrugėve nė betejė. Do tė luftojnė, sepse Zoti ėshtė me ta, ata qė u hipin kuajve do tė mbeten tė shushatur. 


6

  Unė do ta fortifikoj shtėpinė e Judės dhe do ta shpėtoj shtėpinė e Jozefit dhe do t`i sjell pėrsėri sepse mė vjen keq pėr ta; do tė jenė si tė mos i kem dėbuar kurrė, sepse unė jam Zoti, Perėndia i tyre, dhe do t`i kėnaq. 


7

  Ata tė Efraimit do tė jenė si njė trim dhe zemra e tyre do tė ngazėllojė si e dehur nga vera. Po, bijtė e tyre do ta shohin dhe do tė gėzohen, zemra e tyre do tė ngazėllojė nė Zotin. 


8

  Do t`u fishkėlloj pėr t`i mbledhur, sepse unė do t`i shpengoj; dhe ata do tė shumohen siē janė shumuar mė parė. 


9

  Do t`i shpėrndaj midis popujve dhe nė vende tė largėta do tė mė kujtojnė; do tė jetojnė bashkė me bijtė e tyre dhe do tė kthehen. 


10

  Do t`i bėj tė kthehen nga vendi i Egjiptit dhe do t`i mbledh nga Asiria, pėr t`i kthyer nė vendin e Galaadit dhe nė Liban, por nuk do tė ketė vend tė mjaftueshėm pėr ta. 


11

  Ai do tė kalojė nėpėr detin e vėshtirėsisė, por do t`i godasė valėt e detit dhe tė gjitha thellėsitė e lumenjve do tė thahen. Krenaria e Asirisė do tė shembet dhe skeptri i Egjiptit do tė hiqet. 


12

  Do t`i bėj tė fuqishėm nė Zotin dhe ata do tė ecin nė emrin e tij", thotė Zoti. 


Zakaria 11

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: