Albanian Bible

Ezekieli 10

Ezekieli

Return to Index

Chapter 11

1

  Pastaj Fryma mė ngriti dhe mė ēoi nė portėn lindore tė shtėpisė tė Zotit qė shikon nga lindja; dhe ja, nė hyrje tė portės kishte njėzet e pesė burra, ndėr tė cilėt pashė Jaazaniahun, birin e Azurit, 


2

  Ai mė tha: "Bir njeriu, kėta janė ata njerėz qė kurdisin tė keqen dhe japin kėshilla tė kėqija nė kėtė qytet. 


3

  Ata thonė: "Koha nuk ėshtė e afėrt. Tė ndėrtojmė shtėpi! Ky qytet ėshtė kusia dhe ne jemi mishi". 


4

  Prandaj profetizo kundėr tyre, profetizo, bir njeriu". 


5

  Pastaj Fryma e Zotit ra mbi mua dhe mė tha: "Thuaj: Kėshtu thotė Zoti: Ju thoni kėshtu, o shtėpi e Izraelit, dhe unė i njoh gjėrat qė ju shkojnė nė mend. 


6

  Ju i keni shumuar ata qė keni goditur pėr vdekje nė kėtė qytet dhe keni mbushur me tė vdekur rrugėt e tij". 


7

  Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ata qė keni vrarė dhe qė i keni bėrė tog nė mes tė saj janė mishi dhe ky qytet ėshtė kusia, por unė do t`ju nxjerr nga mesi i tij. 


8

  Ju keni frikė nga shpata dhe unė do tė sjell mbi ju shpatėn", thotė Zoti, Zoti. 


9

  "Unė do t`ju nxjerr nga mesi i tij, do t`ju jap nė dorė tė tė huajve dhe do tė zbatoj mbi ju vendimet e mia. 


10

  Ju do tė bini nga shpata, do t`ju gjykoj nė kufijtė e Izraelit; atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti. 


11

  Ky qytet nuk do tė jetė mė pėr ju njė kusi dhe ju nuk do tė jeni pėr tė mishi; unė do t`ju gjykoj nė kufijtė e Izraelit. 


12

  Atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti, sepse nuk keni ecur sipas statuteve tė mia dhe as keni zbatuar ligjet e mia, por keni vepruar sipas ligjeve tė kombeve qė ju rrethojnė". 


13

  Ndodhi qė, ndėrsa unė profetizoja, Pelatiahu, bir i Benajahut, vdiq. Atėherė rashė me fytyrė pėr tokė dhe bėrtita me tė madhe, duke thėnė: "Ah, Zot, Zot, dėshiron ta shkatėrrosh krejt mbetjen e Izraelit?". 


14

  Atėherė fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė: 


15

  "Bir njeriu, vėllezėrit e tu, vetė tė afėrmit e tu, ata qė janė ēliruar bashkė me ty dhe tėrė shtėpia e Izraelit janė ata tė cilėve banorėt e Jeuzalemit u kanė thėnė: "Largohuni, pra, nga Zoti; ky vend na ėshtė dhėnė si trashėgimi". 


16

  Prandaj thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Megjithatė unė i kam larguar midis kombeve dhe i kam shpėrndarė nė vende tė huaja, unė do tė jem pėr ta pėr pak kohė njė shenjtėrore nė vendet ku kanė shkuar. 


17

  Prandaj u thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Do t`ju mbledh ndėr popuj, do t`ju grumbulloj nga vendet ku jeni shpėrndarė dhe do t`ju jap tokėn e Izraelit. 


18

  Ata do tė kthehen dhe do tė heqin tėrė gjėrat e tij tė urrejtshme dhe tėrė gjėrat e neveritshme tė tij. 


19

  Dhe unė do t`ju jap atyre njė zemėr tjetėr dhe do t`u shtie pėrbrenda njė frymė tė re, do tė heq nga mishi i tyre zemrėn prej guri dhe do t`u jap njė zemėr prej mishi, 


20

  me qėllim qė tė ecin sipas statuteve tė mia dhe tė respektojnė ligjet e mia dhe t`i vėnė nė praktikė; atėherė ata do tė jenė populli im dhe unė do tė jem Perėndia i tyre. 


21

  Po pėr ata tė cilėt kanė zemėr qė vė nė zbatim gjėrat e tyre tė urrejtshme dhe tė neveritshme, do tė bėj qė mbi kokėn e tyre tė bjerė sjellja e tyre", thotė Zoti, Zoti. 


22

  Pastaj kerubinėt i hapėn krahėt e tyre dhe rrotat lėvizėn pranė tyre dhe lavdia e Perėndisė tė Izraelit rrinte lart mbi ta. 


23

  Lavdia e Zotit u ngrit nga mesi i qytetit dhe u ndal mbi malin, qė ishte nė lindje tė qytetit. 


24

  Pastaj Fryma mė ngriti dhe mė ēoi nė Kalde midis atyre qė ishin nė robėri, nė njė vegim pėr Frymėn e Perėndisė dhe vegimi qė kisha parė u zhduk para meje duke u ngritur lart; 


25

  dhe unė u tregova atyre qė ishin nė robėri tė gjitha gjėrat qė Zoti mė kishte bėrė tė shoh. 


Ezekieli 12

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: