Albanian Bible

Fjalėt e urta 13

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 14

1

  Gruaja e urtė ndėrton shtėpinė e saj, por budallaqja e shkatėrron me duart e veta. 


2

  Kush ecėn nė drejtėsinė e tij ka frikė nga Zoti, por ai qė ēoroditet nė rrugėt e tij e pėrēmon atė. 


3

  Nė gojėn e budallait gjejmė farėn e kryelartėsisė, por tė urtėt e ruajnė gojėn e tyre. 


4

  Aty ku nuk ka qe grazhdi ėshtė bosh, por bollėku i korrjes qėndron nė forcėn e kaut. 


5

  Dėshmitari i ndershėm nuk gėnjen, por dėshmitari i rremė thotė gėnjeshtra. 


6

  Tallėsi kėrkon diturinė dhe nuk e gjen, por dija ėshtė njė gjė e lehtė pėr atė qė ka mend. 


7

  Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do tė gjesh dituri mbi buzėt e tij. 


8

  Dituria e njeriut tė matur qėndron nė tė dalluarit e rrugės sė tij, por marrėzia e budallenjve ėshtė mashtrim. 


9

  Budallenjtė qeshin me mėkatin, por midis njerėzve tė drejtė ėshtė falja. 


10

  Zemra njeh trishtimin e vet, por njė i huaj nuk mund tė marrė pjesė nė gėzimin e saj. 


11

  Shtėpia e tė pabesėve do tė shkatėrrohet, por ēadra e njerėzve tė drejtė do tė lulėzojė. 


12

  Éshtė njė rrugė qė njeriut i duket e drejtė, por nė fund ajo tė nxjerr nė rrugėt e vdekjes. 


13

  Edhe kur qesh, zemra mund tė jetė e pikėlluar, dhe vetė gėzimi mund tė pėrfundojė nė vuajtje. 


14

  Zemėrpėrdali do tė ngopet me rrugėt e tij, dhe njeriu i mirė do tė ngopet me frytet e tij. 


15

  Budallai i beson ēdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes tė veēantė pėr hapat e tij. 


16

  Njeriu i urtė i trėmbet sė keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemėrohet dhe ėshtė fodull. 


17

  Ai qė zemėrohet me lehtėsi kryen marrėzi dhe njeriu qė ka qėllime tė kėqija ėshtė i urryer. 


18

  Teveqelit e trashėgojnė budallallėkun, por njerėzit e matur kurorėzohen me dije. 


19

  Njerėzit e kėqij do tė pėrkulen pėrpara njerėzve tė mirė dhe tė pabesėt nė portat e tė drejtėve. 


20

  Tė varfėrin e urren vetė miku i tij, por i pasuri ka shumė miklues. 


21

  Kush pėrēmon tė afėrmin e vet, mėkaton, por ai qė ka mėshirė pėr tė varfėrit ėshtė i lumtur. 


22

  A nuk devijojnė, vallė nga rruga e drejtė ata qė kurdisin tė keqen? Por ata qė mendojnė tė mirėn kanė pėr tė gjetur mirėsi dhe tė vėrtetėn. 


23

  Nė ēdo mundim ka njė fitim, por fjalėt e kota ēojnė vetėm nė varfėri. 


24

  Kurora e njerėzve tė urtė ėshtė pasuria e tyre, por marrėzia e budallenjve ėshtė marrėzi. 


25

  Njė dėshmitar qė thotė tė vėrtetėn shpėton jetėn e njerėzve, por njė dėshmitar i rremė thotė gėnjeshtra. 


26

  Nė frikėn e Zotit gjendet njė siguri e madhe, dhe bijtė e tij do tė kenė njė vend strehimi. 


27

  Frika e Zotit ėshtė njė burim jete, qė i shmang leqet e vdekjes. 


28

  Lavdia e mbretit qėndron nė turmėn e popullit, por shkatėrrimi i princit qėndron nė mungesėn e njerėzve. 


29

  Kush ėshtė i ngadalshėm nė zemėrim ėshtė shumė i matur, por ai qė rrėmbehet me lehtėsi vė nė dukje marrėzinė e tij. 


30

  Njė zemėr e shėndoshė ėshtė jetė pėr trupin, por lakmia ėshtė krimbi brejtės i kockave. 


31

  Kush shtyp tė varfėrin fyen rėndė atė qė e ka bėrė, por ai qė ka mėshirė pėr nevojtarin e nderon atė. 


32

  I pabesi pėrmbyset nga vetė ligėsia e tij, por i drejti ka shpresė nė vetė vdekjen e tij. 


33

  Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh. 


34

  Drejtėsia e larton njė komb, por mėkati ėshtė turpi i popujve. 


35

  Dashamirėsia e mbretit ėshtė pėr shėrbėtorin qė vepron me urtėsi, por zemėrimi i tij ėshtė kundėr atij qė sillet me paturpėsi. 


Fjalėt e urta 15

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: