Albanian Bible

Psalmet 63

Psalmet

Return to Index

Chapter 64

1

  Dėgjo zėrin tim, o Perėndi, nė vajtimin qė tė drejtoj ty; ruaje jetėn time nga tmerri i armikut. 


2

  Mė fshih nga dredhitė e njerėzve tė kėqij dhe nga turma zhurmėmadhe e atyre qė kryejnė paudhėsi. 


3

  Kėta e mprehin gjuhėn e tyre si njė shpatė, dhe nė vend tė shigjetave lėshojnė fjalė tė hidhura 


4

  pėr tė goditur fshehurazi tė pafajmin; e godasin papritur pa asnjė frikė. 


5

  I japin zemėr njeri tjetrit nė veprime tė liga; flasin si tė na vėnė kurthe dhe thonė: "Kush ka pėr t`i parė?". 


6

  Kurdisin gjėra tė kėqija dhe thonė: "Kemi pėrgatitur njė plan tė pėrsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janė tė panjohėshme. 


7

  Por Perėndia do tė hedhė kundėr tyre shigjetat e tij dhe ata do tė rrėzohen papritur. 


8

  Ata do tė bien dhe e keqja qė kanė bėrė gjuhėt e tyre do tė bjerė mbi ta; kushdo qė ka pėr t`i parė do tė tundė kokėn. 


9

  Atėherė tėrė njerėzit do tė kenė frikė dhe do tė tregojnė veprėn e Perėndisė, dhe do tė njohin atė qė ai ka bėrė. 


10

  I drejti do tė gėzohet tek Zoti dhe do tė kėrkojė strehė tek ai, dhe tė gjihė tė drejtėt nga zemra do tė pėrlėvdohen. 


Psalmet 65

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: